Fileto pule me speca dhe kos
Përbërësit:
- 1 kg fileto pule
- 1 spec jeshil
- 1 spec të kuq
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 lgj miell
- 400 gr kos
- 1 lç piper i kuq
- 1 thelpi hudhër
- miks erëzash
- kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me yndyrë, derisa qepa të bëhet transparente. Shtojëm filetot e pulës dhe pak kripë derisa të zbuten, shtojmë, specat dhe hudhrën dhe erëzat dhe I lëmë të ziejnë. Në një tas shtojmë miellin, kosin, dhe I përziejmë derisa të kemi masën e njëtrajtshme, pak përparase ta heqim, shtojmë salcën e kosit e lëmë dy minuta dhe është gati për servirje.
Komento