Receta

Fileto viçi servirur me salcë nga Roland Naço

5 Shkurt, 11:11| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:14

  • Share

Fileto viçi servirur me salcë

Përbërësit:

  • 500 gr fileto viçi
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 degë rozmarinë
  • 1 kokërr portokalle
  • Kripë, piper 
  •  
  • Salca për mishin:
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • 1 lugë gjellë mustardë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Gjysëm limoni
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Mishin pasi e kemi pastruar e presim në feta të rrumbullakëta, e marinojmë me kripë dhe piper dhe e vendosim në tigan duke e skuqur nga të gjitha anët. Në fund e shuajmë me lëngun e një portokalli. Ndërkohë përziejmë të gjithë përbërësit e salcës, i vendosim në një tas të vogël dhe pasi fileto e mishit të jetë gati e servirim shoqëruar me salcën e përgatitur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?