Një video është bërë virale, ku shihet një 32-vjeçar, Godiflor Rama, i cili ka rrëmbyer një 8-vjeçare, Jin Nichole You, duke e futur në një valixhe. Ai shihet duke tërhequr valixhen në rrugët e qytetit Mandaue të Filipineve.
Rrëmbyesi ishte roja e banesës ku po qëndronte 8-vjecarja, Jin Nichole You, e cila ka shtetësi të dyfishtë filipinase dhe koreane. Ai e rrëmbeu vajzën teksa ajo po kthehej në shtëpi mesditën e së djeshmes, raportojnë mediat e huaja.
Të shqetësuar dhe në ankth, familja e vogëlushes ngritën alarmin në momentin që ata panë se ajo po vonohej tepër shumë gjatë kthimit për në shtëpi. Policia e qytetit Mandaue mori një denoncim nga prindërit e vajzës pak pas orës 17:00 dhe nisi një kërkim për fëmijën e zhdukur.
Policia gjurmoi vendndodhjen e kujdestarit që rrëmbeu 8-vjeçaren në një apartament në të njëjtën lagje gjatë mbrëmjes, ku gjetën Jin në gjendje të rëndë.