Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.
Kjo fotografi e 24 dhjetorit e një çifti të ri duke luajtur me borë, në një kodër mbi Teheran, është një nga disa imazhet e fundit që tregojnë gra iraniane pa hixhab në publik. Shamia islamike e kokës ka qenë e detyrueshme për gratë në Iran qysh në vitin 1983.
Pamje nga një treg në Teheran më 5 dhjetor.
Irani u përfshi nga protestat qysh në muajin shtator, kur Mahsa Amini, një grua iraniane-kurde, vdiq në paraburgim. Amini u arrestua nga policia e moralit në Teheran për "thyerje të rregullave" të hixhabit.
Dy gra, njëra prej të cilave pa shami në kokë, duke shëtitur në Teheran më 6 dhjetor.
Në vitin 1983, Qeveria islamike e Iranit miratoi një ligj, sipas të cilit "gratë që shfaqen në publik pa hixhab fetar, dënohen me 74 goditje me kamxhik". Megjithatë, dënimet e shkurtra me burg janë më të zakonshme.
Një grua e re iraniane duke u fotografuar para bredhit të Vitit të Ri në Teheran më 25 dhjetor.
Viteve të fundit, gratë që policia iraniane e moralit konsideronte se shkelin ligjet për mbulimin e kokës, u detyruan të merrnin pjesë në leksione për "vlerat islame".
Një grua duke shëtitur në Teheran më 4 dhjetor.
Pas protestave masive që shkaktoi vdekja e Aminit, Irani - me sa duket - kufizoi patrullimet e policisë së moralit, në fillim të dhjetorit. Që atëherë, një numër i vogël, por në rritje i grave ka nisur të dalë në rrugë pa shami në kokë.
Një çift në Teheran më 6 dhjetor.
Gratë duke biseduar në një park në Teheran më 24 dhjetor.
Pamje në Teheran më 6 dhjetor.
Në disa qytete jashtë Teheranit, kufizimet në veshje - me sa duket - mbeten në fuqi.
Një vajzë me kapele leshi duke luajtur në një park në Teheran më 24 dhjetor. Një grua duke shikuar dekorimet për Vitin e Ri në Teheran më 25 dhjetor./REL