Boston Celtics fitoi 99-116 në transfertë kundër Miami Heat, për ta dërguar serinë e finaleve në play-off në 3-1, kjo në favor të Heat. Kur pritje që Miami të shkonte në finale me një fitore, miqtë e Celtics befasuan dhe fituan me 17 pikë diferencë. Sfida u vendos në periodën e tretë, e cila u fitua me 15 pikë diferencë nga Celtics.
Më i vlefshmi për fitoren e Celtics ishte Jayson Tatum me 33 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime. Jaylen Brown shtoi 17 pikë të tjera, teksa Derrick White shënoi 16 për fitoren e parë të Celtics. Ndërkohë te skuadra vendase më efikasi ishte Jimmy Butler me 29 pikë e nëntë kërcime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.
Tanimë ndeshja e radhës zhvillohet në TD Garden, me Boston që kërkon të fitojë para tifozëve të vet, për të ulur serinë e finaleve. Nëse Heat merr një tjetër fitore dhe dërgon shifrat në 4-1, do shkonte në finalen e madhe nga Konferenca e Perëndimit.