Fillimi i shkollës, Basha: Dezinfektimi dhe klasa me turne të pamjaftueshme, mësuesit duhet të bëjnë të gjithë tamponin

11 Shtator 2020, 10:39| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 10:42

  • Share

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, kreu demokrat Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se vetëm dezinfektimi i ambienteve dhe zhvillimi i mësimit me turne nuk është i mjaftueshëm.

Ai thotë se të gjithë mësuesit duhet t'i nënshtrohen tamponit përpara fillimit të shkollës dhe të kenë rezultatet më datë 14.

Postimi i plotë në Facebook:

Nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik

Tashmë shumë, pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin.

Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën.

Ndërkohë qe Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për  të siguruar testimet për stafin mësimor.

Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo shoë politik!

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 11/09/2020 15:01

    Ik mor palle

    Përgjigju
  • Foto: 11/09/2020 11:50

    Mos e vraj mendjen ti se eshte duke e vrare mendjen qeveria o hajdut,vrases.

    Përgjigju
  • Bruno: 11/09/2020 11:11

    Bravo Luli. Mesuesit duhet te bejne tamponin cdo dite gjithashtu edhe testin e virgjerise. Mjere cna ka rene per pjese.

    Përgjigju
    • Fshati: 11/09/2020 12:41

      Une mendoj se edhe nusja e Lulit duhet te boje tamponin se po na semuret kryetari i oposites dhe na bo hatane.

    • Thanoja: 11/09/2020 12:16

      po ca merresh me lulin, ai nuk jeton ne realitet. Cdo gje ka vend ne rregull per veten, e tani leshon keto. Po ja e beri mesuesi tamponin po femijet duhet ta bejne gjithashtu.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?