Fillojnë punimet e rehabilitimit të segmentit Qafë Kashar-Rinas, ja rrugët ku duhet të kaloni në 10 ditët e ardhshme

10 Janar 2022, 09:21| Përditesimi: 10 Janar 2022, 09:23

  • Share

Kanë filluar sot punimet e rehabilitimit në Qafë Kashar-Rinas, që pritet të zgjasin 7 deri në 10 ditë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se do të ndryshohet asfalti në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po ashtu do të rifreskohet sinjalistika rrugore.

Për ditët në vijim, punimet do të kryhen në drejtimin Qafë Kashar- Universiteti Epoka, ku do të punohet në të dyja korsitë dhe për pasojë mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas në drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Mjetet do të udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore. Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas do të jetë i aksesueshëm.

Punimet për rehabilitimin e të gjithë segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas) do të zgjasin 30 ditë, afat që mund të zgjatet në varësi të kushteve atmosferike, ndërsa do të zhvillohet në 3 faza.

Punimet për fazën e parë kanë nisur sot, teksa më pas do të kryhen në segmentin nga Universiteti Epoka–Rinas dhe faza e tretë Rinas aeroport -kryqëzim Rinas.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?