Arsenal - PSG

Sport

Fillojnë sot gjysmëfinalet e Champions League, Arsenali pret PSG-në! Francezët asnjë fitore kundër 'Topçinjve'

29 Prill, 16:15| Përditesimi: 29 Prill, 16:17

  • Share

LONDËR - Të martë (29 prill) në orën 21:00 në "Emirates" Arsenali dhe PSG-ja do përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Dueli mes tyre do jetë i gjashti në histori, ndërsa PSG-ja nuk ka asnjë fitore. Në pesë përballjet e mëparshme Arsenali i ka mposhtur dy herë francezët, teksa tre ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim. Dy skuadrat janë përballur edhe në fazën e Ligës këtë edicion, teksa 'Topçinjtë' triumfuan me rezultatin 2-0.

Përpara tifozëve të vet, Arsenali kërkon të marrë një sukses për të qenë më i qetë në sfidën e kthimit në Paris. Megjithatë djemtë e Artetas nuk do e kenë të lehtë, pasi përballë kanë PSG-në që eliminoi Liverpoolin për të ardhur deri në këtë pikë.

Të shpallur kampion në Francë dhe me formën e mirë, Luis Enrique me të tijtë do kërkojë të bëjë më të mirën dhe pse jo të sigurojë suksesin e parë për PSG-në kundër këtij rivali. Spanjolli u shpreh besimplotë para medieve.

"Arsenali është një nga skuadrat më të mira në Evropë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me trajnerin e tyre prej disa vitesh. Të gjithë e meritojmë të jemi këtu. Më pëlqen më shumë skuadra ime, prandaj jam këtu", tha Luis Enrique.

Nga ana tjetër Mikel Arteta shpreson që mbrëmja e sotme të jetë më e mira, por ai ka kujdes nga historia.

"Shpresojmë se do të jetë një mbrëmje edhe më e mirë. Ne po ndërtojmë përvojat që kemi pasur së bashku kohët e fundit. Arsenali favorit? Duke parë historinë, unë do të thoja jo, sepse nuk e kemi kaluar kurrë këtë fazë", tha Arteta.

Veç përballjes mes skuadrave, në stol interesant do jetë edhe dueli i spanjollëve Arteta - Enrique, të dy ish-ndihmësat e Pep Guardiolës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?