Xhirimet e filmit 'Andrra Amerikane'

Bota

Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane

27 Janar, 19:41| Përditesimi: 27 Janar, 19:47

  • Share

“Andrra Amerikane” është seriali që po xhirohet në New York të Amerikës, ku për regjisorë ka Vlora Nikçin dhe Armend Balokun, e që për qëllim ka të shpalosë kulturën shqiptaro- amerikane.

Tashmë është bërë e ditur se ky serial do të xhirohet kryesisht në New York por edhe me mundësi të shtrirjes së xhirimeve edhe në shtete të ndryshme të Evropës.

Në episodin e parë të këtij seriali tashmë janë përfshirë aktorët: Afrim Gjonbalaj, Vlora Nikçi, Armend Baloku, Enxhi Cuku, Adel Lami, Liri Nikqi, Diar Xani, John Gojcaj dhe Edita Nishliu, kurse myasfire speciale e këtij episodi është edhe sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, soprano që ka shumë çmime prestigjioze në fushën e operës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se skenarin e këtij seriali e kanë punuar:  Mike Bencivenga (i njohur për filmat e tij të suksesshëm “Happy Hour,” “Great Plains,” dhe “Born in Flames” ne Hollyëood) Vlora Nikçi, dhe Visare Aliu, skenar i realizuar për episodin e parë.

Në këtë serial do të shtjellohen temat e komunitetit shqiptar në Amerikë, ruajtja e traditave, përshtatja me kulturën amerikane, dashuria, ndjekja e ëndrrave.

Ky serial për producentë ka Vlora Nikçin,  kurse drejtor i fotografisë është Adriatik Berdaku, fitues i dyfishtë i çmimeve Emmy Aëards.

Episodi i parë i këtij seriali do të transmetohet së shpejti nëpër televizione dhe platforma online.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jonnhy: 28/01/2025 08:07

    Endrra Amerikane por te gjithe me ilace si parashqevia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?