AUSTRI - Skiatorja Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë është renditur e 16-ta në botë në garën e parë të Botërorit të Skive që nisi këtë të shtunë në Soelden të Austrisë.
Në disiplinën e Slalomit Gjigant, italiania e natyralizuar si shqiptare mundi të jetë brenda pritshmërive dhe të futet mes 20 më të mirave në botë nga 100 skiatoret që marrin pjesë.
Në lëshimin e parë ajo e mbylli me kohë 1:08.39, ndërsa në të dytën 1:09.85, duke e mbyllur me 2.19 sekonda pas vendit të parë. Ndërkohë Lara ka siguruar 15 pikët e para në Botërorin e këtij viti.
Gara e Austrisë ishte e para mes 20-të pistave ku do mbahet Kupa e Botës për këtë vit. Kujtojmë se ky format vjen në formën e një kompeticioni që zhvillohet në 20 vende të botës dhe 17-vjeçarja Lara Colturi shpreson të bëjë mirë duke dashur të jetë mes 15 vendeve më të mira në renditjen finale, aty ku ka më pas shanse për medalje.