Sociale
Sport

Fillon nga Shkodra, edicioni i 21 i Rally Albania! Pilotë nga vende të ndryshme të botës përshkruajnë terrenet e vështira të vendit tonë

8 Qershor, 13:27| Përditesimi: 8 Qershor, 13:47

  • Share

Nga Shkodra ka nisur edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe një nga më të njohurit në Ballkan. Për shtatë ditë me radhë, pilotë nga vende të ndryshme të botës do të përshkojnë terrenet më të vështira dhe panoramat më të bukura që ofron Shqipëria, në një sfidë që bashkon adrenalinën me aventurën.

Me dhjetëra automjete dhe motorë të specializuar për gara në terrene të thyer, Rally Albania këtë vit ka zgjedhur pikërisht Shkodrën si pikënisje simbolike të këtij udhëtimi sfidues, duke promovuar jo vetëm sportin ekstrem, por edhe turizmin në Shkodër.

Pilotët u mirëpritën në këtë nisje të eventit nga Nën Kryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza e cila vlerësoi këtë event por edhe mikpritjen që ata gjejnë në Shkodër.

Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër qytete, male dhe zona të thella të vendit, përpara se të përmbyllin garën në Tiranë. Organizatorët theksojnë se ky edicion do të ketë më shumë etapa, më shumë kilometra dhe një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrësve nga jashtë.

Rally Albania nuk është vetëm një garë, por një aktivitet që gjallëron jetën ekonomike dhe turistike të zonave ku kalon, duke promovuar Shqipërinë si destinacion për sportet motorike dhe aventurat ekstreme.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?