Fillon ngritja e 'Foltores' së madhe të Berishës! Edhe moti kundër Kuvendit të 11 dhjetorit (FOTO+VIDEO)

10 Dhjetor 2021, 10:39| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 12:20

  • Share

Një ditë para se të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, në stadiumin 'Air Albania' ka filluar puna. Report Tv ka siguruar pamje nga ndërtimi i strukturës që do të shërbejë si skenë për fjalimet e ish-Kryeministrit dhe të tjerë gjatë Kuvendit.

Ndërkohë që edhe moti është 'kundër' Kuvendit të 11 dhjetorit. Dita e nesërme pritet të jetë gjatë gjithë ditës me shi. Në këtë rast, Berishës do t'i japë një 'dorë' fakti që "Air Albania" është i gjithi i mbuluar, edhe pse më parë ai e kishte quajtur stadiumin “foleja e klanit mafioz të Ramës”.

Parashikimi i motit për nesër


Lajmi kryesor:

DOKUMENTI/ Berisha porosit nga Italia skenën luksoze të Kuvendit të tij nesër në 'Air Albania'! Ambasada e SHBA, qytetarëve amerikanë: Kini kujdes


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?