Ministrja Tamara Srzentiq

Kosova & Rajoni

Fillon zbatimi i ligjit, kurorëzohet martesa e parë e personave të të njëjtës gjini në Mal të Zi

25 Korrik 2021, 22:36| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 22:40

  • Share

Ministrja e Administratës Publike dhe Medias, Tamara Srzentiq njoftoi të dielën se martesa e parë e personave të së njëjtës gjini është kurorëzuar në Malin e Zi.

Srzentić u shpreh e lumtur që zyrtarisht kishte filluar zbatimi i Ligjit për Partneritet të Jetës dhe i uroj partnerëve në jetën e tyre lumturi dhe shumë dashuri.

“Para tetë vitesh, martesa e parë e të njëjtit seks, midis Kris Perry dhe Sandy Stier u kurorëzua në Kaliforni. Në atë kohë, unë kam punuar në administratën e shtetit të Kalifornisë dhe Chris ishte shoqja dhe bashkëpunëtorja ime prej shumë kohësh. Unë e di se sa e rëndësishme ishte ajo ditë për to dhe një hap i madh për Kaliforninë. Sot është një ditë e rëndësishme për komunitetin LGBTIQ dhe unë jam krenare që partneriteti i parë jetësor i njerëzve të së njëjtës gjini është realizuar në vendin tonë”, shkroi zonja Srzentiq në Twitter.

Ministrja Srzentiq shprehu besimin se çdo njeri ka të drejtë të ndërtojë jetën e tij në përputhje me ndjenjat e tij të brendshme dhe administrata publike duhet të krijojë politika të qarta dhe të sigurojë zbatimin e tyre në mënyrë të tillë që të mundësojë që çdo njeri të ndihet i respektuar në mënyrë të barabartë.

Edhe pse Ligji për Partneritetin Jetësor të Personave të Gjinisë së Njëjtë u miratua një vit më parë, ministrja Srzentic theksoi se duhet bërë shumë më tepër në mënyrë që të plotësohen të gjitha parakushtet për zbatimin e tij të plotë.

Komuniteti LGBTIQ gjithmonë do të ketë një partner dhe aleat tek unë për të gjitha aktivitetet që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës të anëtarëve të këtij komuniteti, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre”, tha ministrja e Administratës Publike dhe Medias Tamara Srzentiq./VOA

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?