Kultura

Filma, ekspozita dhe projekte vizuale, nis në Shkodër festivali ndërkombëtar “Ekrani i Artit”

19 Qershor, 16:32| Përditesimi: 19 Qershor, 16:58

  • Share

Ka startuar në ambientet e Kinemasë “Republika” në Shkodër, edicioni i 8-të i festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit”, një ngjarje e përmasave të gjera kulturore që këtë vit vjen me temën “Kartolina nga tjetërkund”. Organizatorët bënë të ditur se përgjatë pesë ditëve të programit do të prezantohen 111 projekte vizuale, përfshirë 40 premiera shqiptare dhe tre ekspozita të vendosura në hapësira të ndryshme kulturore të qytetit të Shkodrës. “Ekrani i Artit” do të ruajë traditën e tij të veçantë, duke mos dhënë çmime, por duke ofruar një hapësirë reflektimi, dialogu dhe eksperimentimi artistik.

Filmi që hapi festivalin ishte “Arsa” nga MASBEDO, një projekt i regjisorit italian Iacopo Bedogni, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes.

“Është një festival shumë dinamik dhe i rëndësishëm. Marr pjesë për herë të dytë. Filmi “Arsa” është shfaqur në kinematë italiane në muajin prill. Ndihem shumë mirë që gjendem këtu midis jush, tha regjisori.

Festivali do të vijojë deri më 22 qershor, me një program të pasur dhe prezencen e shume artistëve nga vendi dhe bota.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?