Robert Ndrenika

Filmi ‘Bolero në vilën e pleqve’ me Margarita Xhepën e Ndrenikën nis xhirimet në Tiranë

29 Shtator 2018, 07:22| Përditesimi: 29 Shtator 2018, 07:23

  • Share

Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit Fatos Kongoli kanë nisur këto ditë në Tiranë. Me skenar të Linda Fejzaj dhe regji të Spartak Pecanit, ngjarjet e këtij filmi sjellin në rolet kryesore dy ikonat e aktrimit shqiptar; Robert Ndrenikën dhe Margarita Xhepën.

Më tej kasti i aktorëve që do të luajnë në këtë film vijon me Gentiana Ramadanin, Olta Gixharin, Olta Dakun, Ledion Zoin, etj. Filmi është prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Ngjarjet vendosen në Tiranë. Në qendër të këtij skenari është jetesa e një çifti të moshuarish, të cilët edhe pse kanë tre fëmijë. Përmes rrëfimit të një infermiereje që kujdeset për dy të moshuarit, ashtu si në librin e Fatos Kongolit, edhe filmi do të zbulojë misteret dhe dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?