Filmi “Derë e hapur” i Florenc Papas, përfaqëson Shqipërinë në Oskar (VIDEO)

27 Tetor 2020, 16:10| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 23:11

  • Share

Filmi "Derë e hapur" me regji të Florenc Papas është përzgjedhur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë për të prezantuar Shqipërinë në edicionin e 93-të në Oscar (prill 2021).

Filmi "Open door” (Derë d hapur) ka në qendër historinë e dy motrave, të cilat do të nisin një udhëtim.

Një nga vajzat është shtatzënë edhe e pamartuar. Bashkë me motrën e saj të madhe përpiqen të gjejnë një burrë për t'u shtirur si bashkëshorti i saj, përpara se të takohen me babanë strikt e tradicional.

Në "Derë e hapur" të Papas, luajnë artistët: Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj...

Filmi “Derë e hapur” me producent Eno Milkanin është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, edhe është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku. Komisioni i përbërë nga; Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti, përzgjodhën që filmi të konkurrojë në edicioni 93 “International Feature Film Award”.

Foto nga filmi 'Dere e hapur'

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?