“Emancipation”, projekti dhe filmi i fundit i Will Smith-it ka gjeneruar pak të ardhura në krahasim me prodhimin e tij, kjo sipas mediave të huaja, ka ndodhur për shkak të shuplakës së famshme në Oscar. Madje, filmi rrezikon nominimin e Golden Globe.
Për aktorin, filmi i fundit ishte një nga më të dashurit nga të gjithë filmat e tjerë ku ka luajtur, madje sipas tij është edhe filmi më i suksesshëm nga ana artistike, por pas shuplakës së ‘famshme’ në Oscar, i duhet shumë kohë për ta rikuperuar gabimin.
Shakaja e Rock-it për gruan e Smith, Jada Pinkett, e cila vuan nga alopecia areata, në skenën e Oscars e shtyu yllin e Hollivudit të ngrihej nga vendi dhe të godiste me shuplakë humoristin para publikut.
Një vit më vonë, ai ende po përballet me pasojat e veprimeve të tij. Sipas Radar Online, fitimet e filmit në arkat botërore janë zhgënjyese. Prodhimi ka kushtuar 120 milionë dollarë dhe deri më tani arkëtimet arrijnë në 3 mijë dollarë. I njëjti shkrim në mëeida thotë se Ëill Smith është vërtet i zhgënjyer dhe i trishtuar kur sheh se çfarë ka arritur po i shembet.
Një burim i afërt me aktorin tha për Radar Online : “Will e di se rruga drejt rimëkëmbjes është e gjatë dhe shumë njerëz nuk do ta falin atë. Por kjo është ajo që e bën atë të dëshirojë të kthehet”.