Posteri i filmit 'Strange World'

Filmi i animuar me 2 djem homoseksualë në kinematë e Tiranës, reagon PD: Propagandës ‘Sorosiane’ po i vjen fundit

25 Nëntor 2022, 17:46| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 17:56

  • Share

Partia Demokratike e konsideron transmetimin e filmit të animuar me 2 djem homoseksualë të cilët dashorhen me njëri-tjetrin si pjesë të ‘propagandës sorosiane’ që ka nisur që me përdorimin e termave “Prindi 1 dhe Prindi 2”.

Bislim Ahmetaj thotë se nuk duhet të lejohet që heronjtë e filmave vizatimorë të jenë personazhe gay si edhe i bën thirrje prindërve të denoncojnë çdo përpjekje për një propagandë të tillë. Në një deklaratë nga mediat nga Selia blu, ai ka theksuar faktin që po shpërndahet helm përmes filmave të tillë nëpër shkolla dhe kinema dhe se personazhet “heronj” duhet të jenë Skënderbeu, Ismail Qemali e jo personazhe gay, duke e cilësuar sipas tij si devijim  dhe kërcënim për familjen tradicionale shqiptare.

Ahmetaj ka thënë se e gjitha kjo ‘propagandë sorosiane’ synon të shkatërrojë vlerat e familjes shqiptare dhe Partia Demokratike duke pasur vlera konservatore nuk e përkrah këtë gjë, madje është shprehur me terma të fortë si “helm”, i cili sipas tij po shpërndahet me anë të propagandës.

Sipas Ahmetaj, propaganda “Të jesh gay është gjë normale” është devijim i familjes tradicionale, si edhe shkon kundër Krijuesit.

“Partia Demokratike, si parti e vlerave konservatore, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të familjes tradicionale, ne jemi të vendosur të kundërshtojmë çdo lloj propagande të llojit sorosian që promovon “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, apo që “të jesh gay është gjëja më normale e mundshme”, “që heronjtë e fëmijëve tanë të jenë gay”, e të tjera devijime kundër familjes tradicionale dhe Krijuesit.”, ka thënë Bislim Ahmetaj.

Ai e ka kritikuar ashpër edhe filmin e prodhuar për fëmijë, ku në qendër ka personazhe gay, duke falënderuar edhe Koalicionin Shqiptarët Pro Familjes dhe Jetës.

 “Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike u bëj apel prindërve dhe mësuesve që të denoncojnë çdo përpjekje për t’i dhënë legalitet helmit që shpërndahet përmes filmave dhe formave të ndryshme të propagandës nëpër shkollat tona publike dhe private. Siç po ndodh këto ditë me filmin “Strange world”, përkthyer në shqip me titullin “Botë e Mrekullueshme”, që po shfaqet në Kinema Millenium prej disa ditësh.

Drejtuesi i  Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut në PD e ka mbyllur deklaratën e tij duke thënë se Tiranës po i vjen fundi nga këto ngjarje dhe propaganda e sorosiane dhe duhen marrë masa urgjente që personazhet gay në filmat për fëmijë të mos lejohen të shfaqen në shkolla dhe kinema dhe madje të denoncohen menjëherë.

“Tiranës po i vjen fundi, ndaj edhe një herë ju bëj thirrje prindërve dhe edukatorëve të denoncojnë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut çdo akt që nxit, inkurajon apo promovon devijimet nga normaliteti, që cenon parimet themelore të familjes, kolonës që ka siguruar mbijetesën historike të kombit tonë”, ka përfunduar deklaratën e tij Ahmetaj.

Në kinematë e Tiranës do të transmetohet këto ditë një film fëmijë i titulluar “Strange world” (“Botë e Mrekullueshme”), me fabul dy djem adoleshentë  të cilët dashurohen me njëri-tjetrin dhe pastaj shpëtojnë planetin. Ky film ka nxitur kundërshtimin e organizatës “Pro familjes dhe jetës” me argumentin se po promovohet homoseksualiteti në mosha të vogla.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ori: 25/11/2022 18:38

    Komenton nje film qe shfaqet ne gjith kinemat e europes nje parti qe vret naten e te qan diten.Flet per familjen nje parti qe shkaterroi cdo familje.Flet per vlera nje fundrrine qe i vje era nga zhuli...ky eshte Bislimi,kjo eshte PD dhe vlerat e saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?