Personazhe te njohur shqiptare marrin pjese ne premieren e re te James Bond

Kultura

Filmi i James Bond bashkon VIP-a shqiptare, zyrtarë e ambasadorë

9 Tetor 2021, 23:16| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 11:14

  • Share

Tiranë-Premieria e re e filmit të James Bond me titull ‘S’ka kohë për të vdekur’ ka bashkuar emrat më në zë të showbizit , zyrtarë e ambasadorë shqiptarë. Premiera është shfaqur ditën e sotme në qytetin e Tiranës në kinemanë ‘Millenium’  ku pjesëmarrja ishte e lartë. 

Mungesa e kryeministrit u zëvëndësua nga i biri i tij, Gregor Rama. Ndërkohë, përpos personazheve shqiptarë, spikati prania e dy ambasadorëvë të lartë, Yuri Kim dhe Alastair King-Smith.

Siç duket edhe nga pamjet, vepra e James Bond ka mbledhur një mori personazhesh, të tillë shihen të jenë drejtuesit e drejtësisë dhe policisë, Kryeprokyrori Olsian Çela, kreu i SPAK, Arben Kraja, ministri Bledi Çuçi dhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në fjalën e mbajtur në fillim te eventit, Veliaj tha se me premierën e këtij filmi nis edhe një “sprint” marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. 

“Kemi kaluar një situatë shumë të vështirë me 2 tërmetet, me pandeminë, por tani është koha që të rihapemi, eshtë koha të festojmë, të njohim miqtë, të fillojmë nga e para dhe është koha të ringrihemi. Me këtë aktivitet të parë, jo vetëm bëjmë prezantimin e ambasadorit të ri britanik në Tiranë, por fillojmë edhe një stinë aktivitetesh, që vetëm fillimin e ka te filmi i sotëm”, nënvizoi Veliaj. 

Ai shtoi se vitin tjetër ku Tirana është “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete, shumë prej te cilave do te jenë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe.

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith tha se kjo premierë filmi, është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Britanisë. 

“Po e nisim me një nga filmat më të mirë që përfaqëson kulturën britanike, në mënyrë që të afrojmë sa më shumë Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Kjo jo vetëm në rangun e qeverive, por gjithashtu edhe bashkimin e njerëzve. Ndaj, do të shohim mënyrat për të ndërtuar marrëdhënie të përbashkëta më të forta dhe më të ngushta mes dy vendeve”, pohoi Smith. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?