1 Më 11-12 Nëntor, ora 11:30-16:00, tek qendra “Sotir Kolea” në Tiranë do të mbahet ekspozita "Pesë shekujt e Boka Kotorska në kartografinë europiane”. Ekspozita trajton pamjet kartografike të Boka Kotorska dhe zonës përreth saj nga fundi i shekullit të 15-të deri në fillimin e shekullit të 20-të. Materiali kartografik nga Muzeu Detar në Kotor janë sjellë së bashku me materiale kartografike të digjitalizuara nga arkivat dhe bibliotekat kombëtare në të gjithë Evropën dhe nga SHBA. Në këtë ekspozitë do të ekspozohen 185 harta gjeografike, detare, topografike, ushtarake, historike, politike, etnografinë, hidrografike, postale dhe harta të tjera tematike që tregojnë Gjirin e Kotorit.
2 Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar këtë të hënë në orën 18:00 në “Auditorium”-in pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ky realizim i regjisorit Dhimitër Anagnosti në vitin 1979, ekranizohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur me këtë rast, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.
3 -Në takimin e katërt nga pasuria e Bibliotekës së Kryeministrisë, këtë të hënë, në orën 13:00 në mjediset e COD studiuesja dhe kritikja e artit Iriana Papamihali do të flasë me nxënës të Liceut dhe studentë të Arteve mbi katalogun “Botticelli to Titian, Two centuries of italian masterpieces”.
4- Paraditen e kësaj të hëne, më 11 nëntor, nga 9.30 deri në orën 15:30, Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës organizojnë një konferencë shkencore ndërkombëtare në Tirana International Hotel. Kjo veprimtari mbahet në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
5- Agjencia e Industrisë Kreative në bashkëpunim me Institutin Francez të Shqipërisë sjellin te ArTurbina më 12 nëntor në orën 19:00 komedinë muzikore “Screenagers vol.2”.
6 -“Kush do të kujdeset për mua” është shfaqja që do të vijë në teatrin “Metropol” në Tiranë në 11, 12 dhe 13 nëntor në orën 19:00 “Kush do të kujdeset për mua” është një dramë që eksploron temën e humanitetit në situata të tmerrshme dhe të pasigurta.
7 “Krimi është vetëm i imi” është shfaqja me regji të Driada Dervishit, e cila do të shfaqet në 12 dhe 13 nëntor në orën 20:00 në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë.