Presidenti Meta dhe Lorik Cana

Sport

Filmi ‘Lorik’/ Meta: Cana, ambasador i shkëlqyer i vlerave njerëzore e sportive të shqiptarëve

6 Dhjetor 2018, 08:28| Përditesimi: 6 Dhjetor 2018, 08:29

  • Share

Pas prezantimit të filmit dokumentar “Lorik”, kushtuar legjendës kuqezi të futbollit shqiptar, Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në Facebook shkruan se ish-kapiteni Lorik Cana është ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve.

“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar "Loriku" është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.

Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë” thotë kreu i shtetit. Filmi dokumentar është i ndërtuar në një rend kronologjik dhe përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lorikut (lexo këtu).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?