Filmi më i shikuar i momentit, Barbie ndalohet në Kuvajt

10 Gusht 2023, 20:05| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 20:07

  • Share

Filmi Barbie, një ndër më të komentuarit e momentit, i cili ka thyer edhe miliona shikime, është ndaluar në Kuvajt, ndërsa Libani po ashtu po mendon që ta marrë një masë të tillë. Agjencia shtetërore e lajmeve në Kuvajt tha se ku vendim u mor për të mbrojtur ‘etikën publike’.

Lafi al-Subaiei, kreu i bordit të klasifikimit të filmit të Kuvajtit, tha se zakonisht bordi kërkon që të ndërpriten filmat që konsiderohen se shkelin kulturën e vendit të tij.

“Filmi jep ide dhe besimet që janë të huaja për shoqërinë kuvajtiane dhe rendin publik", tha një zëdhënës i Ministrisë së Informacionit të Kuvajtit.

Të mërkurën, ministri libanez i Kulturës, Mohammad Mortada, i kërkoi ministrisë së brendshme që të "marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar" Barbie. Ministri i Kulturës së Libanit tha se ky vendim u mori pasi filmi promovon homoseksualitetin.

Barbie ka fituar mbi 1 miliard dollarë në mbarë botën brenda disa javësh nga publikimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?