Episodi i parë i serialit “Prokurori” me regji të Fatmir Dogës dhe producentëve Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj u shfaq të enjten në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky serial ka në qendër luftën kundër krimit dhe korrupsionit politik.
“Po ku ka si Shqipëria jonë. Nuk besoj që ka “Oskar” më të bukur në botë sesa të shohësh popullin tënd që lënë punën dhe jetën e tyre personale dhe vijnë këtu që të ndajnë me vëllezërit, me motrat e tyre një punë që me modesti është bërë me shumë përkushtim e dashuri”, tha Fatmir Doga .
Producenti Ujka thotë se do të hapë audicionet për talentet shqiptare të cilëve do t’u jepet mundësia të shkëlqejnë krah yjeve të Hollivudit.
“E veçanta është që do të bëjmë audicione . Çdo talent shqiptar do të ketë mundësinë të provojë dhe pse jo të shkëlqejë krahas yjeve të Hollivudit në të gjitha projektet tona në mënyrë që flamuri shqiptar të shkojë lart e më lart”, tha ai.
Ajo çka e bën të veçantë këtë serial është pjesëmarrja e aktorit hollivudian Danny Glover, i cili do të ketë rolin e Ambasadorit amerikan në Tiranë Episodi i parë do vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë e qytetit dhe më gjerë.