Filmi 'Tomka dhe shokët e tij' shfaqet para 40 mln shikuesve në SHBA

21 Tetor 2020, 12:22| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 18:16

  • Share

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për tu përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie. Ditën e djeshme, falë iniciativave të Arkivit Qendror Shtetëror të filmit "Tomka dhe shokët e tij"  i restauruar është shfaqur në ekranin prestigjioz Amerikan, Turner Classic Movies TCM. Drejtorja e Arkivit Iriz Elezi bën me dije se gjatë këtij aktiviteti është vlerësuar edhe puna e regjisores Xhanfise Keko. "TCM përzgjodhi Xhanfise Kekon si 'Regjisorja e javës'.

Të festohmë së bashku fuqinë e kinemasë dhe restaurimit, që u mundësua nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) dhe Biblioteka e Kongresit Ameeikan" shprehet ajo.

Filmi "Tomka dhe shokët e tij" i restauruar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan u realizua në vitin 1977, në Kinostudion "Shqipëria e re".  Si një nga filmat shqiptar më të suksesshëm për fëmijë, skenari i tij është shkruar nga shkrimtari Nasho Jorgaqi. Ndërsa muzika është kompozuar nga Aleksander Lalo, dhe dirigjuar nga mjeshtri Ferdinand Deda.

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/10/2020 22:18

    Filmi para se te jepej te TCM,qenkesh shfaqur me pare, per publikun e gjere amerikan ne kinema te hapur,pershkak te COVIDIT.Kete informacion e dha regjizorja Kimberly Pierce qe komentoi filmin ne TCM,se bashku me drejtuesen e emisionit.Filmi kishte pasur shume sukses,dhe u diskutua permbajtja e tij dhe teknika.U tha qe filmi eshte inspiruar nga neorealizmi,u diskutua roli e sjellja ndaj femres,nepermjet rolit te Teftes,u diskutua evolimi I Tomkes dhe u diskutua perzierja e artit me propaganden ne film,si dhe kendveshtimi ndaj tij ne kohen e komunizmit dhe tani.Por, mund te them qe filmi ishte nje SUKSES I madh.Valle, a do ta kishte menduar e nderuara znj.Keko dhe njerezit e komitetit te PPSH,qe censuronin e perzgjidhnin filmat, qe ky film pas 43 vjetesh do shfaqej ne kinemate e TV amerikane?-Nuk besoj se po!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?