Filmoi rastësisht rënien e kometës blu, videoja e portugezes bën xhiron e botës

22 Maj, 19:41| Përditesimi: 23 Maj, 07:20

  • Share

Videoja e një vajze portugeze, Milena Refacho, e cila ka filmuar rastësisht një kometë në rënie që ndriçoi qiellin në disa pjesë të Spanjës dhe Portugalisë, ka bërë xhiron e botës.

Interneti u mahnit nga pamjet vizuale të kometës masive, të kapur nga portugezja gjatë një video-selfie që ishte duke bërë rastësisht. Ajo shihet e ulur, me telefonin në tokë, gati për të bërë një video, kur papritmas qielli u bë blu. E shokuar ajo kthen kokën nga qielli. 

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) postoi një video të një “meteori mahnitës” të kapur nga kamerat në aplikacionin X. 
Sipas agjencisë, drita blu që nëpër qiell mbi qytetin perëndimor spanjoll të Caceres, afër kufirit portugez, po fluturonte me një shpejtësi prej gati 45 milje në sekondë. Megjithatë, dy orë më vonë, ESA shkoi përsëri në X për të riinformuar se meteori ishte në të vërtetë një “pjesë e vogël komete”.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?