Egnatia 0-0 Partizani

Sport

Final 4/ Barazim ‘i thatë’ në kryeqytet, Egnatia eliminon Partizanin dhe gjen Vllazninë në finalen e titullit kampion

5 Maj, 21:56| Përditesimi: 5 Maj, 22:03

  • Share

TIRANË/ Egnatia - Vllaznia do jetë finalja e sezonit që do vendos titullin kampion në Superligë për këtë edicion të futbollit më 12 maj. Rrogozhinasit barazuan 0-0 në ‘Arenën Kombëtare’ me Partizanin në gjysmëfinalen e dytë të ‘Final 4’, por kishin avantazhin e renditjes më sipër në sezonin e rregullt dhe kaluan në finale me barazim ‘të thatë’.

NDESHJA - Sfida nisi me një numër të ulët tifozësh, ndryshe nga pritshmëritë. Të dyja skuadrat u kujdesën mos pësonin, paçka disa rasteve në të dyja pjesët. Edhe pse të lodhur nga finalja e humbur në Kupën e Shqipërisë kundër Dinamos, duel që shkoi 120 minuta dhe u zgjidh me penallti, Egnatia rezistoi dhe nuk pësoi duke përfituar nga avantazhi i sezonit të rregullt, aty ku e mbyllën në vendin e parë.

Kështu, Partizani është jashtë garës për titullin kampion dhe të hënën tjetër më 12 maj Egnatia dhe Vllaznia do diskutojnë titullin kampion në 'Arenën Kombëtare', në një finale që mund të shkojë më shumë se 90 minuta, por edhe me penallti nëse as në shtesa nuk shënohen gola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?