Edlir Tetova dhe Skënder Gega

Sport

Final 4/ Egnatia dhe Partizani duan finalen e titullit, Tetova: Kupa na ka lodhur! Gega: Kemi presion, por e kthejmë në festë

4 Maj, 18:49| Përditesimi: 4 Maj, 18:54

  • Share

Egnatia dhe Partizani do përballen të hënën në orën 20:00 në "Arenën Kombëtare - Tiranë" në gjysmëfinalen e "Final 4". Në bazë të formulës që do shpallë edhe kampionin e Superligës, Egnatia e renditur më sipër (vendi 1) ka mundësinë të kalojë në finalen e 12 majit edhe me një barazim kundër "Demave" (vendi 4).

Në prag të ndeshjes, për mediet folën dy trajnerët, Edlir Tetova dhe Skënder Gega.

Tetova i Egnatias tha se ekipi vjen i lodhur pas humbjes në finalen kundër Dinamos me penallti dhe 120 minuta lojë, por kërkon fitoren për autokritikën.

"Pas 120 minutave në Kupë, grupi im ka lodhje, gjendja psikologjike u rëndua pas asaj loje që është për të ardhur keq për nga rezultati, por duhet ta pranojmë. Për hir të saj që kemi kaluar, duhet të fokusohemi shumë në gjysmëfinale, kemi dy rezultate, por duhet të luajmë dhe të shkojmë si të barabartë. Është momenti i “Final 4”.

Janë 4 skuadrat më të mira që e kanë merituar gjatë gjithë vitit, mendoj që nuk kam ndonjë preferencë, e rëndësishme është ndeshja me Partizanin dhe pastaj finalja është finale”, tha mes të tjerash Tetova.

Nga ana tjetër, Skënder Gega i Partizanit tha se ekipi ka presion pasi i duhet vetëm fitorja, por ata do futen në fushë që ta kthejnë të hënën në festë.

"Ju duhet vetëm fitorja, keni presion? Një ekip që është pjesë e “Final 4” patjetër që presioni është, por duhet të jetë pozitiv. Për ne është shumë e rëndësishme që arritëm të hyjmë në “Final 4”. Ashtu siç erdhën situatat ishim nën presion por fal punës dhe performancës që patën çunat ja dolëm. Kjo është shumë e rëndësishme.

Tani nuk është se kjo arritje na ka vënë në gjumë,  në kuptimin e mirë të fjalës, sepse ishte i gjithë sezoni në diskutim. Nesër do shkojmë të bëjmë më të mirën dhe ta kthejmë në festë. Patjetër që Egnatia është ekip i mirë e vlerësojmë, por jemi Partizani dhe do bëjmë tonën", tha Skënder Gega.

Sot në orën 20:00 luhet gjysmëfinalja e parë mes Vllaznisë dhe Dinamos, në "Arenën Kombëtare".

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?