Partizani ka fituar finalen e vogël të fazës “Final 4” për vendin e tretë në Superligw, duke mposhtur Dinamon me rezultatin 1-2 në “Elbasan Arena”.
Për të kuqtë shënuan Malaj dhe Gudjufi, ndërsa goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Bregu.
Formacionet titullare të ndeshjes ishin:
Dinamo: Sali; Loran, Hoxha, Aliji, Meksi, Dita, Maliqi, Vila, Bregu, Mandela, Zabërgja
Partizani: Tahri; Atanaskoski, Janjeva, Çipi, Osmanllari, Shanaj, Malaj, Jata, Gudjufi, Himallari, Vujnoviç
Dinamo kaloi e para në avantazh me golin e Bregut në minutën e 16-të. Partizani reagoi dhe vendosi baraspeshën në minutën e 40-të me golin e Malajt, duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.
Sapo nisi pjesa e dytë, të kuqtë përmbysën rezultatin me golin e Gudjufit, që i dha fitoren Partizanit.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Partizani e mbyll edicionin 2024-25 në vendin e tretë, ndërsa Dinamo renditet në të katërtin.
Finalja e madhe e kampionatit do të luhet të hënën, më 12 maj, në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00 mes Vllaznisë dhe Egnatias. Ky duel do të përcaktojë ekipin kampion të këtij sezoni.
Komente
