Java e parë e fazës së katërt në Superligë do të luhet të mërkurën dhe të enjten.
Kampionati është futur në fazën vendimtare dhe gara është shumë e fortë, si në luftën për mbijetesë ashtu edhe për zonën “Final 4”. Kjo javë do të përballë katër vendet e para.
Të mërkurën në orën 16:30 do të luhen ndeshjet Egnatia – Dinamo dhe Vllaznia – Partizani.
Tre ndeshjet e tjera janë programuar për të enjten. Bylis – Teuta do të luhet në “Adush Muça”, duke nisur nga ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 16:30. AF Elbasani do të presë në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Tirana do të përballet me Laçin.
Superliga, raundi 28-të:
E mërkurë, 5 mars 2025
Egnatia – Dinamo 16:30
Vllaznia – Partizani 16:30
E enjte, 6 mars 2025
Bylis – Teuta 13:30
AF Elbasani – Skënderbeu 16:30
Tirana – Laçi 16:30
Komente
