Enea Jorgji dhe ndihmësat e tij nga Shqipëria janë përzgjedhur nga UEFA si gjyqtarë për ndeshjen mes Ajaxit dhe Aston Villas në 1/8 e Conference League. Dueli i "Johan Cruijff" merr jetë mbrëmjen e 7 marsit në orën 18:45 dhe elbasanasi që mban stemën e FIFA-s do jetë kryesor.
Asistentë të tij do jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa i katërt Eldorjan Hamitaj. Në dhomën e VAR do jenë italianët Luca Pairetto dhe Aleandro Di Paolo.
Pasi vendosi drejtësi në Vllaznia 3-1 Tirana fundjavën që lamë pas, tanimë Jorgji do gjykojë në Amsterdam një "finale" të parakohshme në Conference League.