Milan - Bologna

Sport

Finale prestigji, Milani dhe Bologna kërkojnë sot trofeun e Kupës së Italisë

14 Maj, 12:16| Përditesimi: 14 Maj, 12:24

  • Share

Këtë të mërkurë në orën 21:00 në "Olimpico" Të Romës do luhet finalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolognas. Kuqezinjtë e Çonceiçaos kërkojnë titullin e gjashtë në Kupë, ndërsa kuqeblutë e Italianos atë të tretë në histori.

Rrugëtimi - Milani i udhëhequr nga Sergio Conceiçao ka treguar një formë të paqëndrueshme në kampionat, por ka shkëlqyer në Kupën e Italisë. Pasi mposhtën Sassuolon me rezultatin e pastër 6-1 dhe Romën 3-1, kuqezinjtë eliminuan Interin në gjysmëfinale, duke demonstruar karakter dhe vendosmëri. Fitorja e fundit 3-1 në Serie A ndaj Bolognas i ka rritur vetëbesimin ekipit përpara finales.

Në anën tjetër, Bologna nën drejtimin e Vincenzo Italianos arriti në finalen e Kupës së Italisë për herë të parë që nga viti 1974. Pasi eliminuan Monzën me rezultatin bindës 4-0 dhe Atalantën 1-0, kuqezinjtë mposhtën Empolin në gjysmëfinale, duke fituar si ndeshjen e parë ashtu edhe atë të dytë. Ekipi emilian ëndërron të thyejë një agjërim 51-vjeçar dhe ta dërgojë trofeun përsëri në Bologna.

Statistika - Milani nuk e ka fituar Kupën e Italisë që nga viti 2003, por arriti në finale në vitet 2016 dhe 2018 duke u mposhtur nga Juventusi i Allegrit. Sukseset e Bolognas humbasin në mjegullën e kohës; ka dy trofe, në vitin 1974 kundër Palermos dhe në vitin 1970 kundër Torinos. Statistikisht, një rregullsi e frikshme. Dy finale, dy kupa. Kuqezinjtë kanë fituar pesë nga nëntë finale që kanë luajtur.

Të gjitha biletat për këtë super përballje janë shitur, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme në 'Olimpico'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?