Novak Djokovic

Finale serbo-greke, Novak Djokovic triumfon në Australian Open

29 Janar 2023, 15:40| Përditesimi: 29 Janar 2023, 15:48

  • Share

Novak Djokovic është fituesi i Australian Open në finalen e tenisit për meshkuj, duke marrë vendin e parë në renditjen botërore. Serbi mposhti pas tre seteve lehtësisht grekun Stefanos Tsitsipas. Ky është titulli i 10-të i fituar nga Djokovic në Australian Open, teksa ka fituar Grand Slamin e 22-të në karrierë, duke vendosur rekord.

6-3, 7-6 (7-4), 7-6 (7-5), këto janë rezultatet e seteve, me Djokovic që fitoi më me lehtësi se sa ishte parashikuar. Në fund Djokovic nuk mundi t'i mbajë lotët, kjo pasi vjet e kishte të pamundur të mbronte titullin kampion për shkak se u pezullua nga aktiviteti për shkak të mosvaksinimit nga covid-19.

Megjithëse Djokovic fshehu fytyrën për të mos u kapur nga kamerat, e qara e tij u dëgjua në transmetim për Grand Slamin numër 22 në karrierë. Gjatë ceremonisë së trofeut, Djokovic e cilësoi këtë si një "fitore të madhe".

"Ky ka qenë një nga turnetë më sfidues që kam luajtur ndonjëherë në jetën time, duke marrë parasysh rrethanat. Nuk luajtaa vitin e kaluar, u ktheva këtë vit për suksesin. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më bënë të ndihem i mirëpritur, më bënë të ndihem rehat. Vetëm skuadra dhe familja e dinë se çfarë kemi kaluar në këto katër deri në pesë javët e fundit dhe kjo është fitorja më e madhe e jetës sime duke marrë parasysh ato rrethana", tha Djokovic.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?