Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për kalimet kufitare mes dy vendeve.
Stoltenberg përmes një postimi në Tëitter ka mirëpritur marrëveshjen dhe ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç që çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut.
“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy, presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, ka shkruar Stoltenberg.
Lajmi kryesor:
Arritja e marrëveshjes për dokumentet, DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen në BE për Kosovën dhe Serbinë
G.MO//ReportTv.al