Finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet! Nismëtarja Ballo: Përfitojnë të gjithë ata që kanë kontribute

27 Korrik 2022, 16:00| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 16:05

  • Share

Pas negociatave dhe bisedimeve që zgjatën me vite mes ekspertëve, Shqipëria dhe Italia përmbyllën marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve. Ministrja e Financave Delina Ibrahimi dhe ambasadori Italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, bënë publike detaje të marrëveshjes, ndërsa e cilësuan ditë feste për 700 000 shqiptarët që jetojnë në Itali dhe për mijëra italianë që punojnë në vendin tonë.

"Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pensionet e pleqërisë, sigurimin për sëmundjet dhe barrëlindjet, sigurimin për papunësinë. Kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në ita, shprehje e vullnetit politik të 2 qeverive, finalizimi i kësaj marrëveshje teknike, për këta shqiptarë është një ditë fitoreje, marrëdhënie të shkëlqyera historike që dy  vendet kanë, prioriteti për integrimin", tha Delina Ibrahimaj.

"Është një urë tjetër që po ndërtojmë. Më shumë se 700 mijë shqiptarë në itali...ndërmarrjet me titullarë shqiptarë...paguajnë kontributet, dhe falë kësaj marrëveshje do plotësojmë këtë boshllëk, tani po rritet trafiku nga Italia në Shqipëri, që vijnë si turistë, por edhe mendojnë të qëndrojnë këtu...ndërmarrje italiane", tha Bucci.

Gjatë një prononcimi për “Report Tv”, Geri Ballo, pjesë e grupit negociator dhe përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Itali, bëri të ditur se vendi fqinjë është gati për t’u alokuar që në janar të vitit 2023, fondi i pensioneve për shqiptarët të cilët kanë arritur moshën e pensionit

"Parlamenti Italian e ka alokuar fondit dhe ai do jetë i aksesushëm nga përfituesit duke nisur prej janarit 2023. Tashmë marrëveshja duhet të firmoset dhe miratohet nga të dyja qeveritë dhe parlamentet përkatëse. Përfitojnë edhe ata shqiptarë që jetojnë në Shqipëri aktualisht dhe kanë paguar kontribuite teksa punonin në Itali", tha Ballo.

Italia dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë ekonomike. Në shqipëri sot operojnë 2 500 kompani italiane, ndërsa në Itali janë rreth 50 000 sipërmarrje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 28/07/2022 07:50

    Nje tekst qe eshte kopjuar nga marrveshjet e tjera ka 20 vjet qe xhiron neper kancelerite shqiptare dhe italiane, ky tekst duhet te aprovohet nga grupet teknike reciproke miniteriale, pastaj te firmoset nga ministrat reciprok, pastaj ti dergohet komisionit parlamentar, ky komision propozon ndryshime dhe cakton daten per ta derguar ne parlament, parlamenti duhet ta votoj me maxhorance, pastaj shkon ne senat, edhe senati duhet ta votoj me maxhorance, pastaj pas nje kohe disa mujorshe del ne fletoren zyrtare e cila shperndahet neper institucione per zbatim. e gjitha kjo miq kerkon disa vjet per te mos thene qe nese zdo ket maxhorance ne parlament nuk do kaloj asnjehere. Kesaj i thone prit gomar te mbije bare qe ta hash sapunin per djathe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?