Kronikë

Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)

26 Mars, 13:49| Përditesimi: 26 Mars, 14:19

  • Share

Policia e Kukësit ditën e sotme ka vendosur në pranga 45-vjeçarin Nuredin Mici,  i cili  ishte shpallur në kërkim që në qershor të 2024. 

Gjatë operacionit të qershorit Policia e Kukësit arriti të kap 3 parcela me bimë narkotike kanabis  nëpërmjet pamjeve me dron dhe ka gjetur në banesën e tij një armë kallashnikov. 

Policia e Kukësit në bazë të informacioneve të siguruara ka vendosur ditën e sotme në pranga Micin, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Kukësit. 

Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg”, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike"

"Në qeshor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje", -thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet i janë dhënë prokurorisë për të vijuar procesin. 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?