Kreu i PD-së, Kryetarja e LSI-së dhe Kryeministri Edi rama

Finalizohet procesi i dorëzimit të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, ‘Associated Press’: Facebook thirrje partive të tregohen transparent me reklamat politike

9 Mars 2021, 12:47| Përditesimi: 9 Mars 2021, 12:57

  • Share

Ditën e djeshme është finalizuar procesi i dorëzimit të listave të kandidatëve, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 25 prill nga secila parti politike.

Sipas “Associated Press”, rrjeti social Facebook i ka bërë thirrje partive në vend që të tregohen transparent, për mënyrën se si ata financojnë reklamat e tyre politike, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Një deklaratë nga Facebook, tha se duke filluar nga e enjtja, të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri, duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar si dhe të posedojnë faturën për provë.

“Associated Press” shkruan se për shkak të pandemisë së COVID-19, një rol të rëndësishëm do të ketë fushata elektorale online.

Që prej vitit 2019 “Facebook” ka vënë në dispozicion globalisht mjetet e tij të transparencës së reklamave dhe përmes tyre bëhen të autorizuar për të shfaqur reklama politike.

Zgjedhjet e Shqipërisë  post-komuniste gjithmonë janë kontestuar dhe shpesh janë dëmtuar gjatë fushatës dhe ditës së votimit, duke përfshirë edhe pretendime për blerjen e votave, si dhe manipulimin e numërimit të tyre.

Një raport i mirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë mbi zgjedhjet do të jetë një kusht kryesor që Shqipëria të fillojë negociatat e plota me Bashkimin Evropian.

Vitin e kaluar BE dhe dritën jeshile por ende nuk është caktuar një datë fikse për fillimin e bisedimeve.

Shqipëria është anëtare e NATO-S prej vitit 2009.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?