Atletikja shqiptare Luiza Gega

Europiani i atletikës, Luiza Gega në finalen e 3000 metrave me pengesa, shpresa për medalje

10 Gusht 2018, 14:29| Përditesimi: 10 Gusht 2018, 14:53

  • Share

Luiza Gega është kualifikuar në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në kampionatin europian të atletikës që po zhvillohet në Berlin. Gega u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese në garën e zhvilluar sot në Berlin duke arritur kohën 9 minuta 33 sekonda e 11 të qindat.

Atletja shqiptare ka arritur një kohë larg rezultatit të saj më të mirë që këtë vit ka qënë 9 minuta e 22 sekonda. Gjithsesi Gega baterinë e saj e ka mbyllur e dyta duke siguruar finalen e së dielës në orën 20:55. Shpresat janë që Gega të marrë medalje pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Meshetare.

Izmir Smajlaj e mbylli aventurën e tij në Europianin e atletikës I 6-ti por akuzoi për manipulim rezultati.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?