Luka Modriç dhe Antuan Grizman

Finalja e Botërorit përcakton fituesin e ‘Topit të Artë’, në garë Modriç-Griezmann

12 Korrik 2018, 12:58| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 13:05

  • Share

Francë-Kroaci finalja e madhe e Kupës së Botës pritet të vendosë edhe fituesin e “Topit të Artë” dhe në garë janë dy lojtarë që kanë udhehequr skuadrat respective deri në Moskë. Nga njëra anë kemi Antoine Griezmann dhe në krahun e ballkanasve Luka Modric. Me Messin, Ronaldon dhe Neymar të eliminuar shumë shpejt ata që shfaqen për të pretenduar fronin janë Griezmann dhe Modric.

Luka ka udhëhequr Real Madrid të fitojë Champions League duke ndërtuar lojën e madrilenëve, madje duke ndihmuar edhe në mbrojtje. Në 43 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 8 pasime për gol ndërsa paraqitja e tij në Rusi u rrit ndjeshëm.

Kapiteni udhëhoqi ballkanasit drejt një finale historike dhe gjatë rrugëtimit është shpallur 3 herë lojtari më i mirë i ndeshjes ,ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një pasim për gol. Një ecuri fantastike që nëse kurorëzohet me titullin e kampionit të Botës mund ti jepte kroatit “Topin e Artë” një triumf që lojtarë si Iniesta e Xavi nuk e arritën.

Verdikti me shumë mundësi do jetë të dielën dhe francezi Griezmann ka bërë një sezon të shkëlqyer me Atletico Madrid duke fituar edhe Europa League madje duke shënuar dy gola në finale. Griezmann fluturoi në Rusi me 29 gola të shënuar dhe 15 asiste në 49 ndeshje të luajtura.

Në Rusi po bën shumë mirë me 3 gola të shënuar, dy pasime për gold dhe një herë i shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes. Kandidatura e tij për “Topin e Artë” është shumë e fortë por finalja e Luzhniki duket se është ajo që do të japë verdiktin e trofeut prestigjioz individual mes Luka Modric dhe Antoine Griezmann.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?