Të shohësh ekipin tënd të preferuar të luajë një finale të Champions League nuk është diçka që ndodh çdo vit (përveç nëse je tifoz i Real Madridit). Pikërisht për këtë arsye pritet një 'eksod' i vërtetë i tifozëve të Interit në ditët në vijim. Rreth 40 mijë tifozë nga Milano dhe e gjithë Italia do të jenë në Mynih të shtunën për finalen midis Interit dhe PSG-së.
Një takim me historinë, pavarësisht nëse fiton apo jo, që asnjë tifoz nuk do të donte ta humbiste kurrë. Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të marësh pjesë personalisht në stadium. Shumica e tifozëve të Interit do të mbërrijnë në Gjermani pa biletën e lakmuar për në 'Allianz Arena'.
Nga 40 mijë prej tyre që pritet të jenë në Mynih, vetëm 18.000 kanë biletë për në stadium. Vlerësimet në fakt flasin për shifra pak më të larta. Përveç 18 mijë biletave të lartpërmendura që Interi ua shpërndau tifozëve të tij "më besnikë" (i njëjti numër biletash u vunë në dispozicion tifozëve të PSG-së), UEFA shiti edhe 30 mijë bileta të tjera nëpërmjet shortit përpara se emrat e finalistëve të bëheshin të ditur.
Sipas Gazzetta dello Sport, afërsisht gjysma e këtyre biletave mund të kenë përfunduar në duart e tifozëve të Interit.
Komente
