LONDËR - Borussia Dortmund dhe Real Madrid luajnë nesër në 21:00 finalen e Ligës së Kampionëve. Në "Uembley" Real Madrid do kërkojë trofeun e 15-të, rekord për një ekip, teksa janë larg nga ndjekësit më të afërt (Milan 7).
Përpara ndeshjes, nga "Uembley" trajneri i madrilenëve tha se edhe Dortmund e ka merituar të jetë mbrëmjen e 1 qershorit në Londër. Carlo Ancelotti konfirmoi Courtois në portë, teksa ky do jetë "vallëzimi" i fundit për Nachon dhe Kroos, që do largohen nga Real Madrid.
"A i tremb rivalët himni i Champions League?
Një finale e Ligës së Kampionëve është ndeshja më e rëndësishme dhe më e rrezikshme. Duhet të kënaqesh në maksimum. Dhe fillon shqetësimi se mund të shkojë keq. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh Ligën e Kampionëve, por më pas frika e humbjes del. Të arrish një finale është shumë e vështirë, shumë e vështirë. Jemi aq afër suksesit sa kemi frikë
Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Jemi gati për këtë finale, edhe Dortmund e ka merituar të jetë në këtë ndeshje. Kemi respekt për ta. Emocionet? Unë kam besim te lojtarët e mi, ashtu edhe te Rodrygo. Ai është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë.
Detyrim fitorja? Liga e Kampionëve nuk është një fiksim. Fitimi i Champions League është diçka shumë e rëndësishme. Sezoni i kësaj skuadre ka qenë shumë i suksesshëm pavarësisht se çfarë do të ndodhë nesër në finale.
A luan Courtois? Lunin udhëton nesër dhe qëndron në pankinë. Courtois luan nga fillimi", tha Ancelotti mes të tjerash.