Pamje nga finalja e këtij viti në Paris

Sport

Finalja e Champions League në Paris shkakton dy vetëvrasje

29 Shtator 2022, 11:23| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 11:35

  • Share

Finalja e Champions League në Paris 28 majin e këtij viti ka shkaktuar dy vetëvrasje. Përballja mes Liverpool dhe Real Madrid u fitua nga spanjollët, ndërsa dy tifozë të anglezëve i kanë dhënë fund jetës për shkak të ripërjetimit të skenave të dhunës dhe shtypjes së tifozëve pas 33 vitesh. Gjithçka lidhet me ripërjetimin e skenave të dhunës në fatkeqësinë e Hillsborough 33 vite më parë, konkretisht në 15 prillin e 1989 kur 97 tifozë të Liverpool humbën jetën.

33 vite më parë, Liverpool dhe Nottingam Forest përballeshin në Sheffield për gjysmëfinalen e FA Cup, me organizatorët që lejuan më shumë tifozë se kapaciteti i stadiumit. Mungesa e hapjes së portave për të lejuar tifozët të hynin në fushë, bëri që këta të fundit të shtypeshin mes tyre, duke humbur jetë 97 tifozë.

Sipas L’Equipe në Francë, dy nga tifozët që kishin qenë në këtë ndeshje kanë përjetuar keq momentet e finales së këtij viti në Champions, duke i dhënë fund jetës edhe pse nuk ndodheshin në Parc de Princes, aty ku tifozët patën vështirësi nga përplasja me policinë.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?