Kryeministri Edi Rama

Sport

Finalja e Conference League në Tiranë, Rama për ' Tuttosport': Për ne do të jetë një Super Bowl i vogël

18 Maj 2022, 16:12| Përditesimi: 18 Maj 2022, 16:27

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka një arsye më shumë për të ndjekur Romën në finalen e madhe kundër Feynord, që do të luhet në 25 maj në 'Air Albania'. Ai është Jose Mourinho, trajneri i italianëve, për të cilën Rama ka zbuluar në një intervistë për "Tuttosport" se është trajneri që e vlerëson shumë, aq sa për pak e tradhtuar edhe Juventusin. Madje mesa duket ai ka planifikuar që t'i bënte një dhuratë, por nuk ka preferuar që ta bëjë publike.

" Shumë i kënaqur, sepse që i vogël kam bërë tifo për skuadrat italiane dhe Italinë në gjithë llojet e sporteve. Pastaj Roma është bërë speciale nga Zhoze Murinjo që më përpara më ka bërë të tradhëtoj disi edhe Juven, kur ka ardhur për herë të parë në Itali. Do të jem nl stadium me një romanist të flaktë, mik i shqiptarëve, Masimo Dalema. Duhet të zëvendësoj edhe një tjetër verdhekuq, kryeministrin Dragi. Mario nuk mund të vinte në Tiranë dhe më ka shkruajtur të mbështes Romën edhe për të.

Shpresoj që ta takoj, por për dhuratën nuk preferoj të flas që tani. Ccfarë dhuratë mund të ishte nëse do të hapej Tuttosport në faqe të parë me mua dhe Murinjon? Përse një si ai do të zbriste në një fushë si ajo e politikës, ku duhet të merret çdo ditë të shenjtë me miliona fërshëllima si ato që vijnë për VAR-in. Si rasti i Firences ku u nxeh me shumë të drejtë", tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe Totin, të cilin e quan mbret të skuadrës së Romës.

"Toti është mbreti i Romës, ndërsa unë jam vetëm kryeministri i Shqipërisë", tha ai.

Ndalur te ajo se çfarë do të ndodhë në 25 maj, ku Tirana do të presë finalen e parë të 'Conference League', Rma tha se ky është një moment i mirë për të treguar një ndër karakteristiak që Shqipëria shuhet, që është mikëpritja.

"Është si populli thote: Një familje në ditën e pagëzimit të fëmijës së parë. Është hera e parë që Shqipëria pret një finale europiane. Diçka që disa vite me parë do të ishte totalisht e pakonceptueshme. Në të shkuarën Kombëtarja jonë duhet të emigronte jashtë për të luajtur ndeshjet e rëndësishme në shtëpi sepse nuk kishim një stadium që i përmbushte standardet e UEFA-s. Tani kemi një nga impiantet më të bukur në Europë, kjo falë edhe gjeniut Marko Kazamonti. Sërish një arkitekt italian, siç ishte edhe Zherard Bosio, që përpara luftës projektoi stadiumin e vjetër, me një tribune të bukur, i futur tani në trupin e ri të stadiumit dhe i mbetet trashëgimisë kulturore.

I shqetësuar jo. Për ne do të jetë një Super Bowl i vogël.Po sigurisht që është një imazh për ne edhe në këtë sens. Normalisht të gjithë ata që vijnë njëherë në Shqipëri ikin me dëshirën për tu rikthyer. Gjejnë këtu një vend tjetër nga ai që presin. Një shtet i bukur dhe i pastër, me plazhe fantastikë, shumë lumenj, gjelbërim, male dhe vende për tu vizituar. Por mbi të gjitha shumë ngrohtësi njerëzore. Mund të them me nga aspekti i mikpritjes jemi nje ekip që do të luftonte në Champions League. Është një thenie shqiptare prej shekujsh: Shtëpia e shqiptarit është e hapur për Zotin dhe për miqtë. Ka vlerë edhe sot", tha Rama.

Ora 09:51
'Në Shqipëri bëjmë tifo për Romën', Rama komenton finalen e Conference League në 'Tuttosport': Iu presim në një nga stadiumet më të bukur të Europës

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën prestigjioze italiane të sportit ‘tuttosport’ ka lëshuar mesazhe mbështetëse për Romën, që është një nga finalistet e Conference League që luhet në Tiranë më 25 maj kundër Feyenord.

Rama u shpreh se në Shqipëri bëhet tifozllëk për Romën edhe për faktin se është skuadra e vetme që mban lart flamurin italian në Romë.

“Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe. I përshëndes të gjithë lexuesit e “Tuttosport”, që do të gjejnë nesër një intervistë timen në gazetë.

Dhe përfitoj që t’i them të gjithë romanistëve që ju presim krahëhapur në një nga stadiumet më të bukura të Europës për të mbështetur Romën. Forca Roma, forca Italia dhe forca Juventus, por vitin tjetër,”-u shpreh Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?