Finalja e Conference League, Shefi i Rendit Publik: Në stadium do jenë 19.500 tifozë, kemi marrë masat! Ja rruga që do ndjekim tifozët deri në Air Albania

19 Maj 2022, 20:35| Përditesimi: 19 Maj 2022, 20:59

  • Share

Shefi i Rendit Publik Zef Laskaj tha se në Stadiumin Air Albania për finalen e Conference League do të jenë 19.500 tifozë. I ftuar në Report Tv Laskaj tha se janë marrë të gjitha masat për pritjen e tyre të cilët pritet të vijnë në Tiranë dy tre ditë përpara. Në ‘Studio Live’ me gazetarin  Arbër Hitaj, shefi Rendit Publik shpjegoi rrugën që do ndjekin tifozët për tu futur më stadium.

“Policia e Shtetit e ka vlerësuar shumë mbajtjen e këtij aktiviteti. Që në fillim të vitit ka filluar përgatitja e masave për rendin dhe sigurinë publike për aktivitetin. Masat janë marrë që në kufijtë e territorit shqiptarë, për të gjithë tifozët do të ketë procedurë të përshpejtuar. Shumica e tifozëve do të vijnë në formë ajrore. Sipas informacione që kemi ne rezulton që UEFA ka shitur 4000 bileta për tifozët holandez, 4000 për tifozët italian,2900 bileta për persona vip dhe pjesa 7700 bileta do jenë për tifozët shqiptarë.

Në stadium do jenë 19.500 tifozë. Tifozët që vijnë nga Rinasi Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 80 autobus të cilët do jenë pa pagesë të vënë në dispozicion nga Bashkia. Po diskutohet bllokimi i disa akseve rrugore në mënyrë që tu ofrojmë të gjitha kushtet tifozëve që të lëvizin lirshëm”, tha shefi i Rendit Publik Zef Laskaj.

I pyetur për masat e sigurisë, Laskaj u shpreh se janë përcaktuar 2 Fan Zone për tifozeritë të dyja në distancë nga njëra tjetra për arsye sigurie .Ndërkohë në Sheshin Skëndërbej do ketë një tjetër Fan Zone për sportdashësit.

“Janë përcaktuar 2 Fan Zone, Pedonalja do jetë për tifozët e Feyenoord ndërsa për tifozët e Romes do të jenë në Amfiteatrin e Liqenit kjo dhe për arsye sigurie. Po bashkëpunojmë me policinë e Holandës dhe Italisë të cilët na kanë vënë në dispozicion nga 11 oficerë policie të cilët do të jenë në çdo aks rrugor dhe ambientet e lokaleve që do të frekuentojnë tifozët e dy skuadrave si dhe do të jenë të pranishëm në stadium”, tha ai.

Laskaj shpjegpoji në detaje dhe rrugën që do të ndjekin tifozeritë për tu futur në stadium në mënyrë që mos të krijohet kaos.

“Tifozët e Feyenoord do lëvizin për gjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe do futen në stadium ndërmjet rrugës që kalon ndërmjet pallatit të kongreseve dhe hotel Rogner. Tifozët e Romes do futen në stadium nga kodrat e liqenit do zbresin tek ish garda dhe do futen nëpërmjet rrugës së universitetit dhe rektoratit. Tifozët shqiptarë do të ndjekin rrugën nga rruga Papa Gjon Pali II dhe aksi rrugor që vjen nga Ambasada Amerikane tek rruga Dërvish Hima.  Stadiumi do hapet 3 orë përpara. Kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët e Tiranës që të dy së bashku të krijojmë një mjedis sa më të sigurt për të dy tifozeritë”, tha ai.

Finalja e Conference Leaguemes Romës dhe Feynord do të luhet me 25 Maj në Stadiumin Air Albania. 

Harta si do ulen tifozët në stadium

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?