Për Izraelin ngjitet në skenë Yuval Raphael me këngën New Day Will Rise, pas protestave, fishkëllimave dhe polemikave të ditëve të fundit. Një nga performancat më të pritura dhe më të rrezikuara, këngëtarja është një e mbijetuar e masakrës së 7 tetorit dhe kënga e saj i referohet pikërisht kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në Izrael më 7 tetor 2023, nga një sulm i Hamasit, vetëm pak kilometra nga kufiri me Rripin e Gazës, gjatë festivalit muzikor Nova.
“Ashtu siç këndonte John Lennon, t’i japim një shans paqes,” thotë Big Mama përpara se të nisë performanca e këngëtares izraelite.
Lajmi kryesor:
Austria shpallet fituese e ‘Eurovision 2025’, Shqipëria me 'Zjerm' në vendin e tetë! Izraeli i dyti mes protestave pro-palestineze (VIDEO)
K.M/ReportTv.al