Finalja e 'final-four'/ Pa favoritë dhe më shumë tifoz, Partizani dhe Egnatia nuk fitojnë vetëm trofeun! Në lojë edhe 1 mln euro

22 Maj, 13:17| Përditesimi: 22 Maj, 14:15

  • Share

Të dielën merret verdikti i një sezoni. Pas 36 javësh kampionat dhe 2 gjysmëfinaleve, duke nisur nga ora 19:00 luhet sfida më e  rëndësishme, pasi 90 minutat e Partizani-Egnatia do vendosin kampionin e Shqipërisë. Një përballje ku është e vështirë të dallosh favoritin, por gjatë sezoni 3 ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa e fundit për fazën e katërt është fituar 2-1 nga Egnatia. Megjithatë edhe këtu ka baraspeshë, pasi Partizani më herët fitoi superkupën pikërisht ndaj rrogozhinasve, të cilët sezonin e rregullt pas 36 javësh e mbyllën në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa të kuqtë e vendit të dytë, por që i favorizoi përballja direkte.

Përveç trofeut, fituesi me skemën ‘final-four’, do marrë edhe 10 milionë lekë shpërblim nga federata, ndërsa gjithashtu do luajë në eliminatoret e Champions League, që sjellin edhe frymëmarrje ekonomike për skuadrat shqiptare. Edhe nëse nuk kalon asnjë tur, fillimisht në Champions League dhe më pas në Conference League, fituesja e Superligës do sigurojë minimalisht 960 mijë euro nga UEFA, e cila ka rritur shpërblimet për skemat e reja që do përdorë.

Ndërkohë janë mësuar edhe ndihmësit e gjyqtarit anglez Anthony Taylor i cili do drejtoje finalen e final-four. Ndihmësit e tij do jenë Gary Besëick, Adam Nunn dhe Robert Jones në VAR.

Ndryshe nga gjysmëfinalet, finalja pritet të ketë edhe një numër më të lartë tifozësh. Rreth 2500 pritet nga Rrogozhina, që është një qytet i vogël. Çmimet e biletave për këtë ndeshje historike fillojnë nga 1 mijë lekë pas porte deri në 10 mijë lekë në tribunën vip.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?