Festa e Argjentinës

Finalja e Kupës së Botës, FIFA nis hetimet për Argjentinën

14 Janar 2023, 22:58
  • Share

FIFA ka hapur një hetim disiplinor për Argjentinën pas fitores në finalen e Kupës së Botës në Katar. Organi botëror i futbollit është ndalur te festa e shfrenuar, prishja e mureve dhe intervistat e munguara për mediat.

Pas fitores me penallti kundër Francës në finalen e Kupës së Botës në "Lusial Stadium" në Doha, lojtarët duket se e kanë shkelur dhe po hetohen në mënyrë disiplinore.

Rreth tre orë pas ngritjes së trofeut, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervistat zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare. Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” dhe nuk i referohen sjelljes që bëri argjentinasi Emiliano Martinez pasi mori trofeun si portieri i turneut.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?