Sot është mbledhur Komitetin i Emergjencës së Federatës Greke të Futbollit dhe ka autorizuar presidentin e Federatës të diskutojë me te dyja klubet e AEK-ut dhe PAOK-ut për vendin ku do të luhet finalja e Kupës. Këtë të premte Komitetin Ekzekutiv i Federatës Greke do dalë me një vendim, nëse kjo finale do luhet në Shqipëri.
Paraprakisht ka pasur një bisedë mes presidentit të FSHF-së Duka dhe atij të Federatës Greke për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në Shqipëri dhe Duka ka dhënë dakordësinë për cështjen e stadiumit.
Finalja për shkak të prenotimeve në "Air Albania", nëse luhet në Shqipëri mund të zhvendoset në "Elbasan Arena".
Policia greke nuk merr përsipër këtë sfidë për shkak të sjelljes dhe huliganizmit të tifozëve të dy ekipeve. Edhe Qipro refuzoi një ndeshje të tillë. Nuk dihet nëse policia shqiptare do marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi pasi në Shqipëri do të vinin mijëra tifozë grekë dhe ekziston mundësia të vijnë edhe tifozët problematikë.
Gjithsesi vendimin Federata greke do e marrë më 12 maj për vendin e zhvillimit të finales së Kupës.
"Komiteti i Emergjencës i Federatës Greke të Futbollit, gjatë mbledhjes së sotme, vendosi të autorizojë presidentin z. Panagiotis Baltakos për t'u konsultuar me dy finalistët e finales së Kupës së Greqisë për përcaktimin e vendit të zhvillimit. Procedura e mësipërme vlerësohet e nevojshme për përzgjedhjen e një prej stadiumeve të konfirmuara të disponueshme që ekzistojnë për zhvillimin e finales së Kupës së Greqisë. Përzgjedhja përfundimtare do të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të premten më 12 maj", njofton Federata greke.
Ta boj mend mir duka kur thot te vijn se nuk jan si ne ato djegin vendin o boss nuk e kemi ate polici sa ti mbaj nen kontrroll
PërgjigjuNese do vijne tifozat greke ne tirane dhe bejne zullume atehere policia shqiptare mos kurseje asnje lloj dajaku per ata duke marre hakun e shtetasve shqiptare qe jane rrahur me kot nga policia greke.ti ngordhin ne dru dhe gjoba nga gjykata,keshtu mbishet dhe arka e shtetit tone.qe kur te kujtojne Shqiperine ta kuptojne seriozitetin e policise shqiptare!biles ne ndihme te policise te cije dhe populli shqiptar per ata huliganet e tmerrshem!
PërgjigjuQdo tifoz te lejohet te vije ne shqiperi jo vetem alvanitas pasi ne greqi nuk ka vetem minoritar grek nga shqiperia por ka me shume shqipetar kane punuar jetua dhe vazhdojn te punojn dhe jetojn si gjithe populli grek.policia te marre masat per mbarvajtjen e ndeshjes ...
PërgjigjuVetem tifozat arvanitas duhet te lejohen. Tu behet provim ne kufi nese dine ndonje fjale shqip. Te tjeret te kthehen mbrapsht.
PërgjigjuDo hanë gaz lotsjellës për qef
PërgjigjuBaltakos është tip fashisti, mos i besoni. Nuk i lënë në Greqi se kanë info për trazira të nxehta që nuk kanë të bëjnë vetëm me sportin. Jashtë nga Shqipëria mund të shkojnë në Turqi ose Izrael, të shohim a do të munden të bëjnë trazira
PërgjigjuDo heqe picirin policia jone, por eshte gje pozitive se hotelet, lokalet e erbienbi do kene pune.
PërgjigjuPo pse mos të vijnë ? Të shohin ndeshjen dhe të votojnë për Partinë Demokratike. Sala të japë dskortesinë.
PërgjigjuKta e djegin vendin o shok me mire mos ti pranojme..
PërgjigjuTe zhvillohet ketu dhe te tregohet se jemi te barabarte dhe mos me mire me kulture dhe qytetari. Reklame per shqiperine do jete.
PërgjigjuMos kujton shqiperia qe loz Rrogozhina me Peqinin ti vene mire gishtin kokes se me te cmendur se tifozet e PAOK sgjene gjekundi