SHBA - Indiana Pacers ka arritur një fitore të rëndësishme në parket ndaj Oklahoma City Thunder, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 116-107 dhe duke marrë epërsinë 2-1 në serinë finale të Play-Off-it të NBA.
Ndeshja filloi mjaft mirë për Oklahoma, e cila e mbylli çerekun e parë me një epërsi prej tetë pikësh (32-24). Por Indiana reagoi fuqishëm, duke luajtur më me shpejtësi dhe duke e kthyer ndeshjen në favor të saj gjatë pjesës tjetër.
Rivaliteti mes dy ekipeve ishte intensiv dhe nuk munguan momentet e tensionit deri në fund. Pacers arritën të merrnin avantazhin vendimtar katër minuta përpara fundit, kur kaluan në epërsi 107-100 dhe e menaxhuan këtë avantazh me qetësi deri në fitoren finale.
Bennedict Mathurin ishte ylli i mbrëmjes, duke shënuar 27 pikë, ndërsa Tyrese Haliburton kontribuoi me 22 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime. Basketbollistët kryesorë për Oklahoma, përfshirë Jalen Williams me 26 pikë, Shai Gilgeous-Alexander me 24 pikë dhe Chet Holmgren me 20 pikë, nuk mjaftuan për të ndihmuar skuadrën të ruante avantazhin.
Ky ishte një tjetër spektakël i madh basketbolli dhe tani Indiana Pacers do të kërkojë të konsolidojë avantazhin e saj në ndeshjen e katërt të serisë, që do të zhvillohet në Indiana të premten në mbrëmje.
Komente
