Finalja e 'play-off' në Kategorinë e Parë, stadiumi ndryshohet 3 herë! Drejtori i Flamurtarit: Tjetër çudi e FSHF-së, Korabi i favorizuar

26 Maj 2023, 12:14| Përditesimi: 26 Maj 2023, 17:05

  • Share

Pasi eliminuan Apoloninë të dielën Flamurtari do të luajë finalen e ‘play-offit’ të Kategorisë së Parë kundër Korabit. Ndryshe nga përballja me fierakët, këtë herë nëse 90 minutat mbyllën në barazim, ndeshja shkon në shtesë dhe më pas zgjidhet me penallti.

“Jemi përgatitur dhe e presim ndeshjen me qetësi. Objektivi natyrisht është për ta kaluar pavarësisht rrespektit që kemi për Korabin. Jemi skuadër me shumë kualitete dhe besoj që do jemi ne ato që shkojmë në ndeshjen tjetër,”-u shpreh Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.

Kjo sfidë fillimisht ishte parashikuar të luhej në Vlorë, ndërsa më pas u zhvendos në ‘Elbasan Arena’, por si përfundim ka kaluar në stadiumin ‘Arena e Demave’ të Partizanit në kryeqytet. 

“Është një tjetër çudi e zotërinjve të federatës. Është diçka e pakutueshme të ndërrohet fusha në këtë moment, duke ditur shumë mirë që Korabi stërvitet në një fushë me bar sintetik siç është ajo e Partizanit. S’mund të them më shumë se kaq,”-tha Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.

Fituesi i çiftit Flamurtari-Korabi do bëjë play-off me ekipin që renditet i teti në Superligë për të përcaktuar përfundimisht skuadrën që do jetë në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?