SHKODËR - Vllaznia dhe Egnatia përballen të hënën (12 maj) në orën 20:00 në "Arenën Kombëtare" në Tiranë. Sfida vlen titullin kampion të sezonit në Superligë, me dy skuadrat që fituan në gjysmëfinalet e "Final 4" dhe janë më pranë trofeut.
Nga Shkodra foli edhe Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, që konfirmon se nuk do ketë të gatshëm dy futbollistët, Deliun dhe Qarrin.
“Nesër është një nga ditët më të rëndësishme ndoshta në historinë e Vllaznisë. Jemi të vetëdijshëm për këtë. E dimë që mund ta bëjmë ëndrrën e tifozëve realitet dhe ky duhet të jetë objektivi. E dimë që përgjatë 90 minutave do të ketë mjaft punë dhe puna bashkë me stafin është ta menaxhojmë sa më mirë dhe suksesshëm, të mbështesim lojtarët në maksimum, që të tregojnë cilësitë që na duhen për të fituar këtë ndeshje.
Forma - Ekipi duket mjaft mirë në stërvitje, e dimë që kemi dy lojtarë që mungojnë, Deliu dhe portieri Qarri. E gjithë pjesa tjetër është gati, mezi po presim të fillojmë ndeshjen. Të luajmë stilin tonë, në prani të tifozëve, kemi të njëjtën energji si me Dinamon, mund të jetë kopje e ndeshjeve ndaj tyre, të rrisim nivelin tonë. Nëse do të jesh kampion i Shqipërisë, duhet të marrim vendime sa më të mira në fushë dhe kjo është puna jonë.
Rivaliteti - Është një ndeshje e hapur. Egnatia mund të jetë favorite, kanë fituar kampionat dhe Kupë radhazi. E kanë merituar të jenë në finale. Flasim për veten tonë, kemi luajtur dhe ne finale më përpara, e dimë si është të jesh në finale. Çdo gjë duhet të funksionojë me mendje sa më të qetë, opsione sa më të mira në lojë dhe frymën e grupit. Në fund ta meritosh fatin dhe fati të jetë në anën tonë.
Ndeshja - Jemi profesionistë, duhet ta përballojmë në mënyrë sa më profesionale ndeshjen. Kur të jemi në lojë, duhet të mbajmë mendjen vetëm aty. Fansat kanë përgjegjësi për atmosferën në stadium, e dimë që do na shtyjnë në maksimum. Normale që duam t’i japim fitoren atyre, të kthejmë fitoren e Vllaznisë gati pas dy dekadash.
E dimë që do të jenë festime të mëdha. E dimë që më përpara këtë, por edhe e dimë si mund të shkojë përgjatë 90 minutave. 90 minuta plus punë, të jenë sa më të fokusuar dhe disiplinuar. Fokusi është vetëm në gjërat kryesore. Duhet të tregojmë se nesër është ditë speciale, prandaj kemi mjaft energji. Duhet ta gjejmë energjinë në kohën e duhur, në këtë rrugë duam të shkojmë.
Përballjet me Egnatian? Nga njëra anë duhet të konsiderojmë statistikat, po ashtu edhe ndeshjet e fundit. Duhet të fokusohemi në lojën tonë, se si zhvillojmë lojën në sulm dhe mbrojtje. E dimë që Egnatia ka lojtarë me kualitet, por edhe ne kemi anë të forta dhe duam ta tregojmë. Mezi po pres për këtë ndeshje, duhet të menaxhojmë për atë mënyrë që të jemi kampion, por ka mjaft punë dhe le të luajmë.
E kam thënë gjithmonë, duam të bëjmë ëndrrën e tifozëve realitet. Normale Egnatia ka avantazh nga viti i kaluar, por çdo ndeshje është e ndryshme. Nesër do jetë ndeshje ndryshe, me sfidë, do fillojë çdo gjë nga zero. Prandaj duhet të përdorim çdo moment, avantazhi të jetë në krahun tonë, të shënojmë gol, të mbrohemi mirë dhe ta mbajmë sa më thjesht të jetë e mundur.
Ne jemi mësuar, po punojmë për Vllazninë, e dimë dhe kjo është detyrë që përgjatë 90 minutave ta menaxhojmë si staf. Të tregojmë që jemi të gjithë bashkë me lojtarët në fushë. Të marrim avantazhin nga tifozët, ky është plus për ne që kemi mjaft tifozë kuqeblu, kjo duhet të na shtyjë. Të jemi sa më të qetë dhe të shijojmë ndeshjen nesër, të kuptojmë të bëjmë diçka speciale për komplet Vllazninë dhe Shkodrën.
Mbështetja - Na duhen tifozët, mezi po presim të shkojmë bashkë në këtë luftë. Le të punojmë fort përgjatë 90 minutave, lojtarët, stafi nga jashtë dhe tifozët nga tribuna. Nëse qëndrojmë bashkë përgjatë 90 minutave, atëherë mund të festojmë pas ndeshjes”, tha Thomas Brdaric.
Komente
